Barazia gjinore

Gjatë shumë dekadave, KB kanë arritur përparim të dukshëm në përparimin e barazisë gjinore, duke përfshirë këtu edhe marrëveshje të rëndësishme, sikur që është Deklarata e Pekingut dhe platforma për aksion,  si edhe Коnventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit të femrave (CEDAW).

Barazia gjinore nuk është vetëm e drejtë themelore e njeriut, por arritja e kësaj të drejte ka ndikime tepër të mëdha socio-ekonomike. Përforcimi i femrave nxit edhe lulëzimin e ekonomive, rritjen e produktivitetit dhe shtimit.

Prapëseprapë, jobarazia gjinore mbetet thellë e rrënjosur në të gjitha shoqëritë. Femrat ballafaqohen me mangësi të qasjeve deri tek punët përkatëse si edhe me ndarjen në profesione dhe dallimet në të ardhura të bazuara në gjini. Poashtu, atyre nuk u është e lejuar qasja deri në arsim fillor dhe në mbrojtjen shëndetësore. Femrat në të gjitha pjesët e botës vuajnë nga dhuna dhe diskriminimi. Ata në mënyrë të pamjaftueshme janë të përfaqësuara në proceset e sjelljes së vendimeve politike dhe ekonomike.

Barazia gjinore dhe përforcimi i femrave gjenden në mesin e sistemit të KB për zhvillimin njerëzor. Еntiteti i Kombeve të Bashkuara për barazi dhe fuqizim të femrave – UN Women në bashkëpunim me agjencionet e tjera të KB punon në përshpejtimin me qëllim që barazia gjinore të jetë realitet i përditshëm për femrat në botë.

Resurse kyçe

Fokusimi në IRJ të Maqedonisë

IRJ e Maqedonisë ka lajmëruar për obligimet e saj ndaj CEDAW gjatë kohës së sesionit të 34 të vitit 2006 në Коmitetin për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj femrave. 

Treguesi i institucioneve sociale dhe të gjinisë për IRJ të Maqedonisë 

Femrat dhe meshkujt në Maqedoni në vitin 2010 sipas entit shtetërorë për statistikë. Raporti siguron një statistikë të bërë sipas gjinisë e ndarë sipas sferave të popullsisë, arsimit, teknologjive informative dhe komunikuese, tregut të punës, dukë kyçur një seksion të ri që bën komparacion në punësimin formal dhe joformal, pastaj mbrojtjen sociale, jurisprudencën dhe zgjedhjet.

Dhuna e partnerëve ndërmjet Romëve dhe përgjigjja e sektorit publik (2010). Studimi “ Dhuna e partnerëve ndërmjet Romëve dhe përgjigjja e sektorit publik“, i shqyrton format e ndryshme të dhunës së partnerëve në jetën e femrave Rome, modelet e lajmërimit dhe korelacioni i tyre me shërbimet për viktimat e tilla në IRJ të Maqedonisë. Ky studim e përcakton njohurinë e tyre të cilën e posedojnë femrat Rome në lidhje me dhunën nga partner ii tyre, si edhe mekanizmat juridike që i kanë në dispozicion për kërkimin e mbrojtjes. Studimi i dokumenton edhe përvojat e tyre drejt qasjes ose mosqasjes ndaj shërbimeve dhe i përmban rekomandimet e femrave Rome për inicijativat e ardhshme. Verzione elektronike për tu shkarkuar mundeni që ti gjeni në gjuhët: аnglisht, maqedonisht.

Edhe nëse ankohem, do të jetë e kotë… (2010).  Studimi „Edhe nëse ankohem, do të jetë e kotë…” i analizon normat egzistuese ligjore për mbrojtjen e të drejtave dhe trajtim të barabartë të qytetarëve të IRJ të Maqedonisë dhe praktikat e institucioneve shtetërore në sigurimin e shërbimeve për femra dhe meshkuj Romë. Ky studim i identifikon zbrazëtirat dhe sfidat në sigurimin e trajtimit të barabartë të qytetarëve, me focus në përvojën e femrave Rome. Verzione elektronike për tu shkarkuar mundeni ti gjeni në gjuhët: maqedonisht,  gjuhën rome, shqip dhe аnglisht.

Analizat e bazuara në gjini në procesin e buxhetimit në nivel komunal në Maqedoni (2010). Dy analiza mbi buxhetimin të bazuar në gjini për herë të parë u implementuan në nivel të vetqeverisjes lokale në komunat e Manastirit dhe të Tetovës. Publikimet mund të gjinden vetëm në gjuhët lokale dhe të njejtat përmbajnë: studim themelor për studimin e proceseve të krijimit të politikave dhe buxhetim nga perspektiva gjinore në dy komuna; sondazh për kënaqshmërinë e qytetarëve nga shërbimet lokale, pjesëmarrja në vendimmarrje dhe në prioritetet dhe nevojat kyçe; analizë e programeve komunale dhe buxheteve në lëminë e arsimit dhe shërbimeve sociale (me fokus të foshnjoreve dhe kujdesin ndaj pleqve) nga perspektiva gjinore. Verzione elektronike për tu shkarkuar mundeni ti gjeni në gjuhët:  Manastir-në gjuhën maqedonishte, Теtovë-në gjuhën maqedonishte, Теtovë-në gjuhën shqipe.

Analiza sipas gjinive të buxhetit për mbrojtje sociale dhe roli aktiv i politikës në punësimin në Republikën e Maqedonisë (2010). Studimi „ Analiza sipas gjinive të buxhetit për mbrojtje sociale dhe roli aktiv i politikës në punësimin në Republikën e Maqedonisë “ shqyrton dy politika për ndihmën në të holla dhe katër masa aktive të tregut të punës, si edhe buxhetet e tyre nga perspektiva gjinore. Ajo paraqet tentativën e parë në vend që të aplikohen metodologji specifike për buxhetimin gjinor për tu analizuar përgjegjësia e programeve qeveritare ndaj nevojave të femrave dhe meshkujve. Ky studim u realizua nga ana e ekspertëve të pavarur, në suaza të projektit „Buxhetimi gjonor si mjet për barazinë gjinore” i implementuar nga ana e Ministrisë për punë dhe politikë sociale – Departamenti për mundësi të barabarta, me ndihmë teknike nga UNIFEM (si pjesë e KB Women). Verzione elektronike për tu shkarkuar mundeni ti gjeni në gjuhët:  аnglisht, maqedonisht, shqip.

Pozita e femrave dhe meshkujve me hendikep në tregun e punës (2009). Studimi „Pozita e femrave dhe meshkujve me hendikep në tregun e punës“ e hulumton lidhjen ndërmjet gjinisë dhe hendikepit në drejtim të tregut të punës në IRJ të Maqedonisë. Kjo është tentative e parë e cila ka për qëllim analizën e pozitës për punësimin e femrave me nevoja të posaçme, duke i grumbulluar eksperiencën edhe të të punësuarve edhe të punëdhënësve duke siguruar informata për beneficionet e ofruara nga ana e shtetit, si edhe përparësitë e përgjithshme gjatë punësimit të personave me hendikep. Verzione elektronike për tu shkarkuar mundeni ti gjeni në gjuhët: gjuhë angleze.

Shpenzimet nga dhuna familjare ndaj femrave në IRJ të Maqedonisë – ushtrim për përcaktimin e harxhimeve për vitin 2006 (2008). Ky studim paraqet përpjekjen e parë për tu vlerësuar harxhimi nga dhuna familjare ndaj femrave në Maqedoni, me përdorimin e metodologjisë së adaptuar në kontekst të vendit. Kjo analizë përfshin shpenzimet e bëra nga organet qeveritare, organizatat joqeveritare që japin shërbime edhe nga ana e femrave viktima të dhunës familjare. Si produkt sekondar, ky studim jep informata të dobijshme për mangësinë egzistuese të të dhënave edhe e potencon nevojën për përmirësime serioze në grumbullimin dhe sistematizimin e të dhënave statistikore për këtë çështje. Poashtu, ajo rekomandon një qasje më të koordinuar dhe multidisciplinare për ballafaqimin me dhunën familjare, realizimin e studimeve periodike për shpenzimet e bëra nga dhuna të cilët më tej do të jenë bazë për pregaditjen e mbështetjes adekuate buxhetore si edhe buxhete në përgjithësi më transparente, të cilët u lejojnë qytetarëve që ta vërejnë vlerën dhe prioritetet e financimit qeveritar në këtë lëmi. Verzione elektronike për tu shkarkuar mundeni ti gjeni në gjuhët: gjuhë anleze, gjuhë maqedonishte.

Femrat dhe meshkujt në Maqedoni në vitin 2008 sipas entit shtetërorë për statistikë. Ky raport siguron një statistikë të ndarë sipas gjinive në lëmitë e popullatës, arsimit, teknologjive informative dhe komunikuese, tregut të punës, mbrojtjes sociale, jurisprudencës dhe zgjedhjeve.

Regjistrimi i OJQ-ve të gruas dhe puna e tyre në lëminë e dhunës së bazuar në gjini në Maqedoni (2006). Kjo iniciativë është e para nga ky lloj në Maqedoni. Ky është studim i realizuar nga ana e pesë femrave të reja hulumtuese nga të gjitha pjesët e vendit dhe me përkatësi të ndryshme etnike. UNIFEM i bashkoi këta femra në vitin 2006 që të bëjnë mapimin e OJQ-ve të gruas, me theks të veçantë në zbraztirat e shërbimeve për viktimat nga dhuna e bazuar në gjini në Maqedoni. Verzione elektronike për tu shkarkuar mundeni ti gjeni në gjuhët: gjuhë anleze.

Fokusimi rajonal

Buxhetimi senzitiv sipas gjinisë në Europën Juglindore: Përvoja e UNIFEM-it (2010). Ky publikim i përmbledh leksionet e mësuara nga projekti i realizuar i UNIFEM-it për buxhetimin senzitiv në katër vende të Europës Juglindore – Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë dhe Serbia, në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2010. Ky project tenton që ti shfaq llojllojshmërinë e intervenimeve të ndryshme të cilët u realizuan në secilin nga vendet e lartpërmendura, si edhe disa elemente të përbashkëta, sfida dhe mundësi. Publikimi tregon se edhepse nuk egzistojnë “reçeta” të përbashkëta, puna në buxhetimin senzitiv sipaz gjinisë në vende ku ky është relativisht një term i ri, shpeshherë nënkupton një spektër të gjerë të hapave të ngjashme. Ata inkuadrojnë përpjekje që të identifikohen pikat kryesore, të formojnë partneritete strategjike, të krijojnë parakushte të rëndësishme, si edhe të zhvillojnë dhe aplikojnë mjete të reja analitike. Verzione elektronike për tu shkarkuar mundeni ti gjeni në gjuhët: gjuhë anleze.

Perspektiva gjinore në planet aksionale për Dekadën e inkuadrimit të Romëve (2009). Kjo analizë u bë në kontekst të kryesimit Sllovak të Programit Ndërkombëtar për Dekadën e inkuadrimit të Romëve dhe vendosi themelin për revizionin e Planeve Nacionale për aksion (PNA). Vendet të cilët morrin pjesë në Dekadën e ROmëve gjatë kohës së këtij studimi ishin Shqipëria, Bosna dhe Hercegovina, Hungaria, Maqedonia, Mali i zi, Romania, Serbia, Sllovakia dhe Spanja. Sllovenia kishte statusin e mbikqyrësit. 

Objektivat e këtij studimi: të sigurojë vlerësimin e perspektivës gjinore të PNA-ve, formulimin e propozimit për indikatorët senzitiv dhe ndërsektorial për PNA-të, si edhe përmbledhjen e rekomandimeve për PNA-të egzistuese që të bëhen sensitive sipas gjinisë. Ky studim bazohet në analizën kuantitative dhe kualitative të të dhënave, nëpërmjet të një kombinimi të hulumtimit nga zyret si edhe konsultime me ekipet e zyrës së UNIFEM-it në Europën Qendrore dhe Lindore dhe UNDP – Qendrën rajonale në Bratisllavë. Verzione elektronike për tu shkarkuar mundeni ti gjeni në gjuhët: gjuhë anleze,

Rrëfim nëpër numra: Femrat dhe punësimi në Europën Qendrore dhe Lindore dhe vendet e komonvelltit Perëndimorë të shteteve të pavarura (2006). Ky studim e hulumton situatën në tregun e punës së femrave në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore (EQL) dhe vendet nga komonvellti Perëndimor i shteteve të pavarura (KSHP) në drejtim të transformimeve sociale dhe ekonomike në rajon në 15 vitet e fundit. Duke u shfrytëzuar me të dhënat statistikore nga baza statistikore e UNECE, raporti i analizon trendet e participimit të fuqisë punëtore tek femrat dhe meshkujt gjatë kohës së tranzicionit ndaj ekonomisë së orientuar në treg në 18 vende në Europën Lindore dhe i vlerëson implikimet e tyre ndaj sigurisë ekonomike të femrave dhe meshkujve. Me bazimin e analizës në kontekstin social, politik dhe ekonomik të këtij tranzicioni, studimi shfaq disa pyetje ndaj të cilëve statistika nuk mund të jape përgjigje, duke i përfshirë edhe ndryshimet në statusin dhe nivelet e rrogave për vendet e punës në sektorin publik përkundër sektorit privat, zmadhimi i formave të ndryshme të punësimit joformal dhe shpërndarjen e femrave dhe meshkujve nëpër këtë lloj të punësimeve. Ky “Rrëfim nëpër numra” i ilustron mënyrat e ndryshme të cilëve siguria ekonomike e femrave u zvogëlua pas kapitullimit të socializmit, dhe tregon në të dhënat e nevojshme që tërësisht të matet ndryshimi i femrave dhe meshkujve në tregun e punës. Verzione elektronike për tu shkarkuar mundeni ti gjeni në gjuhët: gjuhë anleze

Dokumente kyçe të ndërlidhura me punën e KB

Rezoluta

Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të KB për koherencë të mbarë sistemit (A/RES/64/289). Paragrafet 49–90 kanë të bëjnë me themelimin e UN Women.
 Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të KB për koherencë të mbarë sistemit  (A/RES/63/311)

Raporte

Propozim gjithpërfshirës për formimin e një organi për barazi gjinore dhe përforcimin e femrave: Raport i Sekretarit Gjeneral  (A/64/588)

Agjensionet partnere të KB-së