Home » Sferat e punës » Mbrojtja e mjedisit

Mbrojtja e mjedisit

files/img/areas/environmental_protection/article_image001.jpg

Anëtarët e Ekipit të Kombeve të bashkuara në vend i mbështesin kapacitetet nacionale me qëllim të përmbushjes së marrëveshjeve ndërkombëtare mbi mjedisin jetësor dhe sigurimin e zhvillimit të një mjedisi të shëndoshë, i cili hedh bazat në pajtim me direktivat e rrepta të UE-së mbi mjedisin jetësorë. Ato poashtu ndihmojnë për tu siguruar se komunitetet dhe organizatat nga shoqëria civile marrin pjesë me efikasitet më të madh në mbrojtjen e mjedisit dhe planifikimin, implementimin dhe monitorimin e reduktimit të rreziqeve nga fatkeqësitë.Në përgjithësi ata mbështesin një sërë të çështjeve në lidhje me ambientin, në të dy nivelet atë të politikave dhe  të implementimit, përfshirë këtu (1) adaptimin e ndryshimeve klimatike; (2) menaxhimin me ekosistemin dhe biodiverzitetin; dhe (3)fatkeqësitë natyrore dhe atyre të shkaktuara nga njeriu, duke përfshirë ndotjet industriale dhe zbutjen e ndotjes dhe rritjen e nivelit të pastrimit.

Agjensionet e Kombeve të Bashkuara punojnë në drejtim të sigurimit të politikave nacionale drejt masave më efikase që munden tu përgjigjen ndryshimeve. Fillimi me masat e zbutjes pritet që të përforcojë praktikat në efikasitetin energjetik dhe në sektorin industrial. Një numër i projekteve për  zhvillimin e mekanizmave për pastrim kontribuojnë jo vetëm në reduktimin e emisioneve të gazit por gjithashtu edhe drejt çështjeve më të gjera të zhvillimit të qëndrueshëm dhe reduktimit të varfërisë. Në këtë drejtim, një qasje teritoriale rreth ndryshimit klimatik është duke u zhvilluar – përfshirë këtu edhe vlerësimet e cenueshmërisë, ndikimit, planeve teritoriale rreth opcioneve dhe teritoreve të integruara – që të mundësojnë që vendi të mund të hyjë në të a.q. “ekonomi e gjelbër”.”

Të përforcojë kapacitetet nacionale për menaxhimin e ekosistemeve dhe ruajtjen e biodiverzitetit, mbështetje që është ofruar edhe për planifikimin, financimin dhe menaxhimin e praktikave në fushat e mbrojtura me qëllim të plotësimit të obligimeve kombëtare dhe ndërkombëtare. Njohuritë shkencore dhe qasjet e qeverisjes së mirë janë duke u kombinuar në udhëzime mbi politikat vendase me qëllim të reduktimit të qëndrueshmërisë së mjedisit. Theks i veçantë u jepet çështjeve ndërkufitare, duke përfshirë këtu edhe menaxhimin e mirë të modeleve jashta-kufitare të ujit dhe lehtësimin e skemës së bashkëmenaxhimit për rezerva ndërkufitare të ujit.

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në vend, edhe më tej e mbështet forcimin e kapaciteteve të sistemi nacional për menaxhimin e rreziqeve dhe fatkeqësive si dhe krijimin e një pilot plani mbi menaxhimin me reziqet. Modelet e reduktimit të rreziqeve  për të trajtuar efektet e praktikave të minierave janë krijuar nëpërmjet të intervenimeve të sektoreve publike-private dhe rehabilitimin e dy “pikave më të nxehta” të minierave. Bashkëpunimi rajonal gjithashtu është duke u përforcuar me qëllim të adresimit të çështjeve me ndotjen ndërkufitare nga ana e aktiviteteve industriale dhe të minierave.

Agjensionet partnere të KB-së