Home » Rreth nesh » Organizata ndërkombëtare e punës - ILO

Organizata ndërkombëtare e punës - ILO

Маndati:

Organizata ndërkombëtare e punës (ILO), është agjension i Kombeve të Bashkuara e përkushtuar në përmirësimin dhe përparimin e mundësive të femrave dhe meshkujve që të fitojnë punë produktive dhe të ndërsjellë në kushte të lirisë, barazisë, sigurisë dhe dinjitetit njerëzorë. Qëllimet kryesore të kësaj organizate janë përmirësimi i të drejtave të punës, nxitja e mundësime për punësime të përhershme, përmirësimi i mbrojtjes sociale dhe përforcimi i dialogut për ballafaqimin me problemet që kanë të bëjnë me punësimin. ILO është organizata e vetme “trepartiake” e Kombeve të Bashkuara pasiqë i bashkon përfaqësuesit e qeverive, punëdhënësve dhe punëtorëve në formimin e përbashkët të politikave dhe programeve. ILO është organ global dhe është përgjegjës për për hartimin dhe ndjekjen e standardeve ndërkombëtare të punës.
 
Në vend që nga viti: 2009

 

Informata të shkurtëra:

Zyra e ILO-së në vend punon në parteritet me Qeverinë, sidikatat dhe organizatat e punëdhënësve me qëllim të promovojë punën e denjë.
 
Puna e denjë është qëllimi primar i Organizatës ndërkombëtare të punës, pasiqë ajo e mbështet zhvillimin e ndërmarrjeve prodhuese dhe konkuruese me aspiratat më të rëndësishme të njerëzve: të ardhura të drejta, siguri në vendin e punës dhe mbrojtje sociale për vehten dhe për familjet e tyre, perspektivë më të mirë për zhvillim personal dhe integrim social, lirinë e njerëzve që ti shprehin problemet e tyre, që ta organizojnë dhe të marrin pjesë në sjelljen e vendimeve të cilat ndikojnë në jetën e tyre, si edhe mundësi të barabarta dhe trajtim të barabartë të të gjithë meshkujve dhe femrave.
Detyrat e ndryshme të ILO-së në vend janë të përmbledhura në katër qëllime strategjike:
  • Promovimi dhe realizimi i standardeve, parimeve themelore dhe të drejtave të punës
  • Krijimi i mundësive më të mëdha për femrat dhe meshkujt për të siguruar punësim të denjë dhe të ardhura
  • Përmirësimi i mbulimit dhe efikasitetit të mbrojtjes sociale për të gjithë
  • Përforcimi i “trepartneritetit” dhe dialogut social

Kontakte:

Organizata ndërkombëtare e punës 
Z-ri Emil Krstanovski
Koordinator nacional 
Теl: ++389 2 5512964
Mob: ++ 389 70 218 510
Adresa:
Dame gruev 14, në bazament
1000 Shkup

Agjensionet partnere të KB-së