Home » Rreth nesh » Organizata ndërkombëtare për migrim - IOM

Organizata ndërkombëtare për migrim - IOM

Маndati:

IOM-i eshte agjension i cili ndihmon ne arritjen e sfidave operative qe jane ne rritje ne drejtim te ballafaqimit me migrimin, permiresimin ne drejtim te kuptimit te ceshtjeve te nderlidhura me migrimin, nxitjen e zhvillimit social dhe ekonomik nepermjet te migrimit, si edhe rrespektimin e dinjitetit njerezor dhe mireqenien e migranteve.

Ne vend qe nga viti: 1999

Informata te shkurtera:

E mbështet vendin në katër sfera kryesore:

  • Migrim dhe zhvillim: Qëllimi i IOM-it në këtë sferë është që të ndihmojë në shfrytëzimin e potencialeve zhvillimore të migracionit tek individët-migrantë dhe shoqëritë;
  • Lehtësimi i migracionit: IOM-i siguron politika dhe këshillime teknike për qeveritë për të rregulluar punën dhe lëvizjet e tjera dhe implementon programe për ndihmën e qeverive dhe migrantëve;
  • Rregullimi i migrimit: IOM-i u ndihmon qeverive në zhvillim për të zhvilluar dhe implementuar politikat e migrimit, ligjeve dhe mekanizmave administrativ;
  • Migrimi i detyrueshëm: IOM-i në mënyrë aktive u ndihmon njerëzve që të tërhiqen nga rreziku gjatë kohës së gjendjeve të jashtëzakonshme dhe më pas që të kthehen;
  • Këshilldhënia për politikat: IOM-i promovon kuptim më të mirë për çështjet e ndërlidhura me migrimin nga ana e migrantëve dhe qeverive në nivel nacional, rajonal dhe ndërkombëtar, që çon deri te rritja e politikës efikase për migrim;
  • Ka krijuar oartneritete të fuqishme me një numër të madh të partnerëve nacional dhe ndërkombëtar, me qëllim të realizimit të projekteve të ndryshme të cilët janë në përfitim të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
  • Në esencën e punës së IOM-it janë parimet e të drejtave të njeriut, ndërsa në veçanti të drejtat e emigrantëve, barazia gjinore dhe mbrojtja e të plagosurve.

Informata shtesë për punën e IOM-it në vend, ju lutemi vizitoni ueb faqen http://www.iom.int/jahia/Jahia/former-yugoslav-republic-of-macedonia
ose www.iomskopje.org.mk.

Коntakte:

Zyra e IOM-it
Теl: +389 2 3088 100
Adresa: Ilindenska 9, P.F. 43
1000 Shkup
e-mail: iomskopje@iom.int
Ueb: www.iomskopje.org.mk

Agjensionet partnere të KB-së