Preth nesh

Çka bëjmë ne

Kombet e Bashkuara mbështesin prioritetet nacionale gjithpërfshirëse të pranimit në UE nëpërmjet tre lëmive kryesore: inkluzionit social, mbrojtjen e mjedisit, Qeverisja lokale dhe zhvillimit territorial. Çështjet tjera që zhvillohen nga ana e KB përfshijnë të drejtat e njeriut, krijimin e kushteve për bashkëjetesë ndëretnike, barazinë gjinore dhe përmirësimin e koordinimt të ndihmave.

Si punojmë ne

Korrniza e Ndihmës për zhvillim të Kombeve te Bashkuara përshkruan punën e Kombeve të Bashkuara në vend.
United Nations Development Assistance Framework (UNDAF) - 2010-2015
Рамка за развојна поддршка на Обединетите нации (УНДАФ) - 2010-2015

Aktivitetet operuese të Kombeve të Bashkuara zhvillohen sipas kërkesës dhe në harmonizim me politikat dhe prioritetet e Qeverisë së vendit.

Kombet e Bashkuara i koordinojnë aktivitetet e tyre nëpërmjet të ekipit KB në vend si dhe nëpërmjet grupeve punuese ndërmjet agjensioneve në tre lëmitë kyçe atë të inkluzionit social, mbrojtjen e mjedisit, qeverisjen lokale dhe zhvillimin territorial. Përparimi në këtë drejtim matet me anë të ndjekjes së treguesve kryesorë. Si vazhdimësi, grupet që punojnë në lëminë e HIV/SIDËS dhe të Drejtave të njeriut  si dhe barazisë gjinore, poashtu japin kontributin e tyre drejt nje qasjeje kohezive.

Aty ku është e mundshme, KB bashkarisht implementojnë projekte me qëllim të përmirësimit të bashkëjetesës, qëndrueshmërisë, efikasitetit dhe efektivitetit drejt rezultateve zhvillimore. Për momentin, KB janë duke implementuar dy programe: Përforcimin e dialogut ndëretnik dhe Prevenimin e dhunës familjare. 

Koordinuesi i përhershëm i Kombeve të Bashkuara është përfaqësues i caktuar i Sekretarit Gjeneral te KB për operacione zhvilluese. Koordinuesi i përhershëm nëpërmjet të Ekipit të KB në vendin tonë, i bashkon të gjitha organizatat nga sistemi i Kombeve të Bashkuara që mirren me aktivitete operative për zhvillim, përveç prezencës së tyre formale që e kanë në vend, që ta përmirësojnë efektivitetin dhe efikasitetin e punëve operacionale të KB në vend.

Kombet e Bashkuara janë të angazhuara së bashku me një grup të gjerë të partnerëve qeveritar, joqeveritar dhe atyre të sektorit privat.

 

Kush jemi ne

Organizatat e KB me aktivitete në këtë vend janë:

Në vazhdim institucionet e Bretton Woods-it, Banka Botërore  dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar,  gjithashtu kanë zyra në vend.

Agjensionet partnere të KB-së