Home » Sferat me fokusim të veçantë » Të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore

Të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore

Një nga të arriturat më të mëdhaja të Kombeve të Bashkuara ka qenë formimi i një organi gjithpërfshirës i së drejtës mbi të drejtat e njeriut i cili definon mekanizmat juridike të përfshira në shumë nga ligjet ndërkombëtare të pranuara me qëllim të promovimit dhe mbrojtjes së këtyre të drejtave dhe asistimin ndaj qeverisë që ti ndërmarrë të gjitha përgjegjësitë e saja që dalin nga të drejtat ndërkombëtare të njeriut. 

Që nga formimi i Kartës së Kombeve të Bashkuara (1945) dhe Deklaratës Univerzale mbi të drejtat e njeriut (1948), të drejtat e njeriut janë zgjeruar që të përfshijnë standardet specifike për gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, pakicat, punëtorët emigrantë dhe grupet e tjera vulnerabile. Ky organ juridik ka për qëllim sigurimin dhe mbrojtjen e këtyre të drejtave nga praktikat diskriminuese.

Kombet e Bashkuara mbështesin shtetin me qëllim të arritjes së obligimeve të saj që të promovojë, mbrojë dhe që ti plotësojë të drejtat e njeriut për të gjithë. Agjencionet e KB në këtë vend i integrojnë të drejtat e njeriut dhe normat e barazisë gjinore çdokund gjatë kryerjes së punës së tyre.

Agjensionet e KB në IRJ të Maqedonisë mbështesin homologët e tyre nacional në promovimin e të drejtave të njeriut dhe mekanizmave të barazisë gjinore me qëllim të sigurimit të mbrojtjes efektive dhe sistemeve detyrimore në nivel nacional.

Si vazhdimësi e punës së agjensioneve individuale të KB në këtë vend, sistemet e KB sigurojnë koordinimin, shpërndarjen e gjërë në këmbimin e informatave, si edhe planifikimin dhe vendimmarrjen e përbashkët nëpërmjet të grupit mbi të Drejtat e njeriut dhe barazisë gjinore pranë KB.

Ky grup bën përpjekje me qëllim të përfshirjes së gjinive gjatë punës së Kombeve të Bashkuara. Ashtu siç janë duke punur KB në drejtim të arritjes së tre qëllimeve të Korrnizës Zhvillimore për ndihmë të Kombeve të Bashkuara, ky grup poashtu siguron implementimin e të drejtave të njeriut bazuar në qasjen e tyre gjatë kryerjes së punës së përditshme. Në veçanti, ky grup:

  • përkujdeset se qasjet mbi të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore janë të aplikuara nëpërmjet të programeve të kombeve të Bashkuara
  • këshillon dhe jep ndihmë rreth standardeve dhe mekanizmave ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut dhe barazisë gjinore për qeverinë dhe për shoqërinë civile
  • përkujdeset mbi të drejtat e njeriut dhe barazinë gjinore
  • promovon dialogun dhe bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesuara që ta mbështesin rrespektimin, mbrojtjen dhe përmbushjen e angazhimeve mbi të drejtat e njeriut dhe barazisë gjinore në këtë vend

Publikime dhe resurse

Zyra e komisionarit të lartë mbi të drejtat e njeriut: Publikime
http://www.ohchr.org/EN/PublicationsResources/Pages/Publications.aspx 

Zyra e komisionarit të lartë mbi të drejtat e njeriut: Biblioteka
http://www.ohchr.org/EN/Library/Pages/Index.aspx 

Indeksi mbi të drejtat univerzale të njeriut: Mjetet e hulumtimit
http://www.universalhumanrightsindex.org/
Finding UN Human Rights Documents
Additional Sources for Human Rights Research

A Toolkit: Gender Mainstreaming in Practice

Comparative Review of Legislation in the Republic of Macedonia and the Convention on the Rights of the Child

Asylum Levels and Trends in Industrialized Countries 2010 

UNHCR Global Trends 2010

Info qendra

Asistencë të komuniteteve së bashku - Assisting Communities Together - ACT Projekti: Rrethi i 7-të i granteve të vogla për organizatat të shoqërisë civile mbi aktivitetet për edukimin mbi të drejtat e njeriut në nivelin bazik (lexo më tepër)

Raportet shtetërore të traktateve të KB dhe organet rajonale mbi të drejtat e njeriut 
http://www.mfa.gov.mk/default1.aspx?ItemID=266

Disa prej traktateve kryesore
http://www.justice.gov.mk/multilaterala/

Rishikim krahasues i legjislacionit të Republikës së Maqedonisë dhe Konventës mbi të drejtat e fëmijut .

Agjensionet partnere të KB-së