Të drejtat e njeriut

Informata bazë

Çka janë të dejtat e njeriut?
Të drejtat e njeriut janë të drejta të cilat u përkasin të gjithë qenieve njerëyore, pa marr parasysh nacionalitetin, venbanimin, gjininë, përkatësinë nacionale ode etnike, ngjyrën, religjionin, gjuhën ose cilindoqoftë status tjetër. Të gjithë ne kemi të drejta të njejta mbi të drejtat e njeriut pa asnjëfarë diskriminimi. Të gjitha të drejtat ndërmjet veti janë të ndërlidhura, ndërvarura dhe të pandashme.

Të drejtat univerzale të njeriut shpeshherë janë të numëruara dhe të garantuara me legjislacionin, në forma të konventave, të drejtën ndërkombëtare zakonore, parimet themelore dhe burime tjera të së drejtës ndërkombëtare. Rregullorja ndërkombëtare për të drejtat e njeriut i obligon qeveritë që të veprojnë në ndonjë mënyrë të caktuar ose që të përmbahen nga disa veprime të caktuara, që të promovohen dhe të mbrohen të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të individëve ose grupeve.

Rregullorja për të drejtat e njeriut – një ndër arritjet më të mëdha të Kombeve të Bashkuara është krijimi i një pakoje gjithpërfshirës së regullores mbi të drejtat e njeriut, sistem univerzal dhe i mbrojtur ndërkombëtarisht në të cilin mund që të detyrohen të gjitha kombet, i cili do tu japë shpresë njerëzve. Themeli i kësaj pakoje të rregullores është Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Deklarata univerzale e të drejtave të njeriut , të sjellura nga Asambleja e Përgjithshme në vitin 1945, përkatësisht 1948. Që nga atëherë Kombet e Bashkuara vazhdimisht e zgjerojnë Rreulloren mbi të drejtat e njeriut.

Organet e KB për të drejtat e njeriut – Kombet e Bashkuara gjithashtu kanë vendosur mekanizma me të cilat i promovojnë dhe mbrojnë të drejtat e njeriut. Këta mekanizma inkuadrojnë në veti organe dhe ekspertë të cilët gjithashtu u ndihmojnë qeverive në realizimin e përgjegjësive të veta. Për tu informuar më tepër, ndiqni linkun në vijim: http://www.ohchr.org/EN/HRBodies/Pages/HumanRightsBodies.aspx

Të drejtat e njeriut dhe KB sot
Aksion për të drejtat e njeriut – Sekretari general të drejtat e njeriut i bëri temë qendrore e cila e bashkon punën e Organizatës në sferat kryesore, paqe dhe siguri, zhvillim, ndihmë humanitare dhe çështje ekonomike dhe sociale. Shumë fushata educative e informuan publikun mbarë botës për të drejtat e tyre të pacenueshme, përderisa një numër i mad hi sitemeve gjyqësore dhe penale u përforcuan nëpërmjet të programeve për trajnim dhe ndihmë teknike nga ana e OKB-së. Mekanizmi i Kombeve të Bashkuara për monitorimin e implementimit të konventave mbi të drejtat e njeriut u përforcua me një kohezion dhe rëndësi të dukshme nga ana e vendeve anëtare. Shumë nga agjencionet dhe programet e KB e kanë potencuar implementimin e së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut në esencën e mandatit të tyre. Në ndërkohë, Komisari i lartë për të drejtat e njeriut në KB  punon në përforcimin dhe koordinimin e përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen dhe promovimin e të drrejtave të njerëzve nëpër tërë botën.

Agjensionet partnere të KB-së